Sot ishte dita e parë e shkollës për mbi 480 mijë nxënës, në vendin tonë.
Ky vit i ri shkollor, për shkak të pandemisë, nisi ndryshe nga çdo vit tjetër.
Më i veçantë viti i ri shkollor ishte për nxënësit e klasës së parë.
Ata mbyllën kopshtin, pas një viti të trazuar, ndonëse pa e kuptuar, për të nisur shkollën.
Shumë prej tyre as nuk e kishin idenë, se çfarë është pandemia.
Mediat u fokusuan te dita e parë e shkollës së djalit të kryeministrit, Zaho.
Por sigurisht nuk ishte vetëm djali i kryeministrit Rama që përjetoi emocionet e kësaj dite të veçanë, ditë që do të mbetet në memorien e çdo fëmije.
Ajkeni, Jona dhe Deoni, tre fëmijë që ishin së bashku në një kopësht, vendosën të shkonin bashkë në të njëjtën shkollë: në atë të Mihal Gramenos, Tiranë.
Çanta e tyre kushtone rreth 100 euro, gati aq sa ajo e Zahos, por si ndryshim nga djali i kryeministrit, tre fëmijët nuk preferuan të shkonin në shkollë private: mbi 2 mijë euro viti.
Teksa prisnin në lulishten e shkollës për t’u ulur për herë të parë në bankat e shkollës, edhe pse u ndanë në klasa të ndryshme, atë sërish mbetën të lumtur.
Sot ishte një ditë e veçantë për ta dhe për të gjithë ata që nisën klasën e parë: dita e parë e shkollës.
/NOA.al