Transmetuar më 14-09-2020, 16:45

Edhe pse ndodh rrallë, një raketë nuk ka arritur dot të shkojë drejt orbitës, pasi ra disa metra pasi u shkëput nga toka.

Raketa u prodhua nga kompania “Astra Space Inc”, e cila ishte projektuar për t’u lëshuar në orbitë.

Prova u krye në stacionin hapësinor të Paqësorit, në Alaska. Raketa, rreth 11 metra e gjatë, u ngrit nga toka për rreth 30 sekonda përpara se të rikthehej sërish dhe të shpërthente më pas në flakë.

Ky ishte fluturimi i parë nga tre të planifikuara për t’u kryer në muajt e ardhshëm. /k.k/noa.al/