Transmetuar më 14-09-2020, 12:22

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, iu ka dërguar një shkresë të gjithë drejtorive të policive në qarqe, për të identifikuar dhe regjistruar të gjithë shtetasit e huaj rezident në Shqipëri.

Ai ka lënë si afat 15 shtatorin për përfundimin e regjistrimit.

Po ashtu kryepolici ka paralajmëruar me penalizim, në rast se lista nuk dorëzohet në kohë.

Ky regjistrim vjen në kushtet e pandemisë së koronavirusit, me synim lokalizimin e shtetasve të huaj, në rast nevoje. /a.y/noa.al