Transmetuar më 14-09-2020, 08:43
Baftjar Nela

Një përmbarues privat është plagosur me thikë në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ngjarja e rëndë është shënuar gjatë një sherri të ndodhur në Sarandë, në lagjen Nr.1.

I plagosur ka mbetur përmbaruesi Baftjar Nela, i cili është dërguar me urgjencë në spital.

Duke folur për hetuesit i plagosuri ka akuzuar si të dyshuar Aleksandër Camandioti.

Lidhur me këtë ngjarje hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al