Transmetuar më 13-09-2020, 21:48
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje lezhjane, ku një i moshuar ka rënë pre e dhunës së nuses së djalit.

Si të dyshuar për ngjarjen policia bëri arrestimin në flagrancë të shtetases V.P.,40 vjeçe, banuese në fshatin Krajen, Lezhë.

Arrestimi i saj u bë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike duke i shkaktuar dëmtime vjehrrit të saj shtetasit Z.P., 70 vjeç.

Ishte i moshuari ai që bëri denoncimin në polici, duke çuar gruan në pranga. /a.y/noa.al