Transmetuar më 12-09-2020, 13:55

Abuzimi me 13-vjeçaren nga Blerim Bizgjoni ka tronditur banorët e fshatit Vërdovë të Pogradecit, por edhe opinionin publik.

Pas abuzimit që kishin filluar fillimisht përmes joshjes dhe më pas kërcënimeve, prej 30 korrikut, 46-vjeçari vazhdonte të abuzonte me të, derisa u arrestua sot.

Një prej fqinjëve tha se Bizgjoni njihej si njeri problematik dhe që abuzonte me vajzat e mitura.

“Si burrë i qelbur njihet. Jemi shumë të tronditur se kemi fëmijë. Ishte manjak për të mitur. Ja ku ishte atje. E dinë ata, e dinë atë budallanë edhe.. ”, – u shpreh njëra prej banorëve të zonës për “Abc News”, duke lënë të kuptohet se banorët kishin dijeni për rastin.

Ndërkohë, një tjetër tregon se nuk kishte dijeni për ngjarjen e rëndë.

Do të duhej që 13-vjeçarja të denonconte vetë abuzimin nga Blerim Bizgjoni, i cili punonte si çoban në fshat.

Abuzimi nisi rreth një muaj e gjysmë pasi ai e kishte përdhunuar dhe e kishte kërcënuar me jetë nëse ajo do të tregonte.

Mësohet se vajza i përkiste një familje e varfër, i ati nuk ishte, ndërsa e ëma me probleme shëndetësore. Nga kjo situatë, 46-vjeçari duket se ka përfituar duke e ftuar në banesë, edhe për faktin se vajza e tij ishte shoqe me të miturën e abuzuar.

Më vonë kishte filluar ta prekte në pjesë intime deri sa në ditën e Kurban Bajramit e kishte nxjerrë 13-vjeçaren në ballkon dhe i kishte thënë që të kryenin marrëdhënie seksuale.

Pas asaj dite e nxirrte shpesh në ballkon dhe e kërcënonte se nëse do të tregonte, do ta hidhte nga ballkoni. Kjo ngjalli edhe dyshime të fqinjët, të cilët ishin në dijeni dhe duket se e ata e sugjeruan vajzën të denonconte, pasi e ëma e saj nuk ishte e aftë të bënte një gjë të kujdesej siç duhej për të miturën.

Policia e Pogradecit, pas denoncimit, prangosi sot në mëngjes 46-vjeçarin.

/NOA.al