Video/ Reagimi i jurisë kur Gala Aliaj shpallet fituese në Belgjikë. Fjalët e saj të para pas triumfit
Transmetuar më 12-09-2020, 13:01

Ky ka qenë përfundimi i një gare plot emocione, ku në Belgjikë, ia doli të marrë çmimin e parë të konkursit prestigjoz për muzikë, Gala Aliaj, vajza e artistit shqiptar, Robert Aliaj.

Pothuajse e tërë juria, veç publikut që e votoi, por edhe konkurentët e pritën me emocion momentin, pasi fitorja duket mëse e merituar.

Përqafime dhe  lot gëzimi nga Gala i ati i saj, që e ndoqi në transmetimin direkt, të televizionit belg.

Gala Aliaj ka reaguar për herë të parë e emocionuar, pasi u shpallë fituese e “The Voice Kids” në Belgjikë.

Në rrjetin social Instagram, Gala shkruan plot emocion: “WTF, nuk është e vërtetë, nuk mund ta besoj. Faleminderit shumë djema!”.

Gala, vajza adoleshente e artistit shqiptar Robert Aliajt, shkëlqeu gjatë gjithë garës në ‘The Voice Kids’, Belgjikë, duke fituar finalen e madhe.

Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e së premtes ishin ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele.

And thé winner is….😍😍😍GALAAAA#thevoicekids #thevoice #thevoicekidsvlaanderen #thevoicebelgium #albania #belgium #galaaliaj @galaaliaj

Publiée par Robert Aliaj Dragot sur Vendredi 11 septembre 2020