Transmetuar më 10-09-2020, 21:54

Prej kohësh moderatori Ledion Liço është larguar nga televizioni dhe po të mos ishte për të shoqen Sara dhe kunatën Lori, nuk do e shihnim as në rrjetet sociale.
“Revista Who” raportoi sot se Ledion Liço ka marrë pozicionin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media, ku futen tv dhe radiot si Top Albania Radio, Top Gold, My Music, etj.
Noa.al u përpoq të kontaktojë me Liçon, për të hedhur dritë mbi këtë lajm, por komunikimi me të nuk ishte i mundur.
Kohët e fundit Ledionin nuk e kemi parë aktiv në botën e ekranit, por gjatë kësaj kohe ai ka qenë duke punuar për hapjen e një televizioni të ri nga zero, i quajtur “Melody TV”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





