Transmetuar më 09-09-2020, 22:23

Sandro Tonali bëhet zyrtarisht lojtar i Milanit.

Mesfushori vishet kuqezi në formë huazimi për 10 milionë euro.

Milani do të ketë të drejtën e blerjes së kartonit të tij në fund të sezonit për 15 milionë euro, plus 10 milionë në formë bonusesh, në bazë të disa arritjeve sportive (35 milionë në total).

Brescia ruan gjithashtu 10% të vlerës së kartonin, në rast se Milani do ta shesë në një klub tjetër në të ardhmen.

Tonali ka nënshkruar me Milanin kontratë 5-vjeçare me pagë 2 milionë euro neto në sezon, plus bonuset në varësi të arritjeve sportive.