Transmetuar më 08-09-2020, 19:38

Apple ka njoftuar një evenet të madh të lansimit për të Martën e ardhshme ku firma mund të zbulojë iPhone 12. Uebfaqja e gjigantit të teknologjisë ndau një postim të r, mbi seksionin e saj të ardhshëm.

Greg Joswiak, nënkryetari i Apple për shitjet, ndau njoftimin në Twitter që përfshinte një klip të një dizajni që notonte përpara një ndërtese që transformohen në “9.15” – data e eventit.

Apple mund të zbulojë teknologji të re telefonit të saj.

Mijëra adhurues I-Phone presin zbulimin e madh – ndoshta edhe një lançim të produktit të ri.

Thuhet se firma ka vendosur të nxjerrë katër modele të reja iPhone 12, duke përfshirë një iPhone ‘Mini’.

Të katër modelet e reja të iPhone 12 – Pro, Pro Max, modeli standard dhe ‘Mini’ – do të mbështesin 5G, sipas LetsGoDigital.

Modelet iPhone 12 Pro gjithashtu pritet të kenë funksione të tjera AR duke u mbështetur në aftësinë e tij “avatar Memoji”, e cila lejon përdoruesit të krijojnë versione të animuara të vetvetes nga brenda aplikacionit “Messages”.

Skajet e rrumbullakëta të katër modeleve të iPhone 12 do t’i lënë vendin linjave më të drejta për një “look”krejt të ri’, ndërsa telefonat mund të jenë edhe më të hollë.

Ato do të ofrohen në katër ngjyra – Argjend, Gri, të Gjelbër dhe Blu.

Në vendet ku tashmë është krijuar infrastruktura e nevojshme, këto aparate me 5G do të ofrojnë shpejtësi superiore të shkarkimit.

/NOA.al