Ulen rastet e reja me koronavirus në Kosovë, problem vdekshmëria
Transmetuar më 03-09-2020, 15:23

Numri i rasteve të reja të prekur me koronavirus në Kosovë, edhe pse me ritme të ulëta, vijon të bjerë dita-ditës.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 78 persona nga 459 testime në të gjithë vendin.

Problem në Kosovë mbetet vdekshmëria si pasojë e Covid-19, ku institucionet raportuan sot për 9 pacientë që e humbën betejën.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 190 pacientë, teksa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10 mijë e 113 raste. /k.k/noa.al/