Disa humbje jete dhe raste të reja me koronavirus në Kosovë, këto janë të dhënat për 24 orë
Transmetuar më 02-09-2020, 15:18

Gjashtë persona kanë humur jetën në 24 orët e fundit në Kosovë, si pasojë e koronavirusit.

Në total numri i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 539 që prej fillimit të epidemisë.

Autoritetet shëndetësore atje thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 112 raste të reja pozitive.

Aktualisht ka shkuar në 13 mijë e 713 numri i të prekurve me koronavirus në shtetin e Kosovës.

131 pacientë janë shëruar, por sërish numri i personave aktivë vijon të jetë i lartë, 3 mijë e 251. /k.k/noa.al/