Transmetuar më 01-09-2020, 22:10

Futbolli vazhdon të sjellë skena të çuditshme.

Një e tillë ka ndodhur në skuadrën e madhe italiane ku një foto epike e futbollistëve të Napolit, tregon lojtarët që janë futur në kazanët e plehra, të mbushur me akull.

Fotografia bëri xhiron e faqeve satirike italiane.

Ka qenë “Chimarsi Bomber” që e ka shpërndarë e para, ndërkohë që më pas ka ardhur reagimi i klubit, i cili ka sqaruar situatën.

“Pyetja: pse përdorni kazanët?

Sepse kanë hapësirë dhe janë të lartë dhe lojtarët janë të zhytur mbi mesin. Ndër të tjera kazanët përputhen me protokollin e Covid që çdo lojtar të zhytet vetëm”, shkruan klubi italian në “Twitter”.

Futbollistët Kulibali, Luperto, ishin futur në kazanë për të bërë atë që quhet krioterapi (trajtimi me temperatura të ulëta që ndihmon për dhimbjen e muskujve), që zakonisht bëhet në vaska shumë të kushtueshme.