Transmetuar më 31-08-2020, 22:30

Një sherr brenda familjes ka ndodhur në Kosovë.

Një grua në Podujevë ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.

Ngjarja ka ndodhur në fundjavë, ndersa mësohet se gruaja ka qenë nën efektin e alkoolit.

Mediat vendase shkruajnë se gruaja e dehur kishte shkuar në shtëpia dhe kishte sulmuar bashkëshortin e saj.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj”, njofton policia.

Burri nuk ka pranuar trajtim mjekësor në spital, ndersa gruaja po hetohet në gjendje të lirë nga autoritetet.