
Një 50-vjeçar është plagosur rëndë pasditen e sotme pasi ra nga shtylla.
Ngjarja është raportuar në qytetin e Vlorës, ku mësohet se burri kishte hipur në shtyllë për të rregulluar internetin.
Por në një moment ai bie nga lartësia dhe plagoset rëndë.
Menjëherë është transportuar në spital, ku mbetet në gjende të kritike për jetën.
Ngjarja raportohet se është aksidentale.
Policia sqaroi se incidenti ndodhi rreth orës 20:00 dhe më tej në Spitalin e Vlorës ka shkuar për ndihmë mjekësore M. A., 34 vjeç, punonjës i një kompanie të shpërndarjes së internetit.
Sipas hetimit paraprak, i riu, në punë e sipër ka rënë nga shtylla në fshatin Fitore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore./k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





