Transmetuar më 31-08-2020, 19:24

Autoritetet greke kanë zbuluar një plantacion me mijëra rrënjë kanabisi në një zonë të largët në Atika.

Zbulimi u bë në orët e para të mëngjesit të së premtes, ku në operacion u përfshi edhe një helikopter.

Në total u gjetën rreth 1 mijë e 900 fidanë kanabisi, 1.5 deri në 4 metra të larta. Në zonën e plantacioneve, u gjetën materiale dhe pajisje për zhvillimin dhe furnizimin me ujë të tokës, të cilat janë sekuestruar.

Autoritetet thonë se përfitimet nga droga do të ishin deri në 7 milionë euro.

Policia deklaroi se ka shpallur në kërkim 2 grekë dhe 4 shqiptarë. /k.k/noa.al/ 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd