Transmetuar më 31-08-2020, 16:13

Nëntë pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Kosovë.

Nga të dhënat ditore, raportohet për 120 raste të reja nga 452 tamponë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka njoftuar se numri total i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 525.

Po ashtu bëhet e ditur se 122 pacientë janë shëruar.

Prej 13 marsit, kur janë regjistruar rastet e para me koronavirus në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13 mijë e 454 të prekur me koronavirus. /k.k/noa.al/