Transmetuar më 30-08-2020, 22:17

Milani mbyll marrëveshjen për Tonalin.

Kuqezinjtë  gjetën gjuhën e përbashkët me Brescian, duke nxjerrë jashtë garës për futbollistin Interin.

Mesfushori i datëlindjes 2000 do t’i bashkohet “Djallit” me formulën e huazimit me të drejtën e blerjes për një total prej rreth 30 milionë eurosh plus bonuset.

Në orët në vazhdim  pritet shkëmbimi i dokumenteve midis klubeve dhe nënshkrimi i kontratës nga lojtari.

Tonali do të përfitojë 2.2 milionë euro në sezon dhe Milani do të derdhë 10 milionë në xhepat e Cellinos për huazimin, plus 20 të tjera për berjen përfundimtare të kartonit të tij,  të cilave mund t’u shtohen bonuse të mëtejshme bazuar në objektivat e arritur.