




















Me siguri të gjithë e mbani mend Ermalin e "Big Brother". Ai u bë shumë i njohur nga reality show dhe fama e tij vazhdoi edhe pas daljes nga shtëpia e Vëllait të Madh.
Sot Ermal Merdani jeton në Angli dhe prej 4 vitesh është i martuar me Anxhela Agaçi.
Një çift që po shijon jetën martesore në Britaninë e Madhe ku ata vendosën të ndërtojnë të ardhmen e tyre.
Ish-banori i “Big Brother 5”, në një intervistë para se të linte Shqipërinë, u shpreh: “Kemi vendosur me Anxhelën të nisim një jetë të re në Angli, ku ajo është shkolluar dhe jeton aktualisht. Kam vendosur që ta ndjek pas. Unë thjesht dua të krijoj të ardhmen time jashtë Shqipërisë, që kur të kem kapital, të vij të investoj këtu.”
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





