Transmetuar më 30-08-2020, 19:02

Me sa duket të rinjtë britanikë nuk i tremben koronavirusit.

Ata vijojnë si çdo fundjavë të kënaqen nëpër klube nate duke mos respektuar rregullat e distancimit social.

Turma të rinjsh shfaqen në dyert e klubeve për të pritur të hyjnë, edhe pse masat anti-Covid janë rritur nga qeveria këtë javë.

Të dehur, të rrëzuar, e duke u përqafuar e puthur, këto janë disa nga pamjet që ofrojnë të rinjtë në Britaninë e Madhe.

Këto skena ju mund ti shihni në fotot që sjellin mediat angleze.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd