Transmetuar më 30-08-2020, 10:42

Një 52-vjeçar nga Korça është arrestuar pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.

Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, është kapur shtetasi Florenc.K., 52 vjeç, banues në Korçë.

Ai po transportonte një familje nga Afganiztani me 5 anëtarë, të cilët i kishte marrë në Korçë dhe po i transportonte në drejtim të kufirit të Kosovës, kundrejtë fitimit 200 € për person.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i tij për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan,  për veprime të metejshme.

Kohët e fundit janë shtuar raste të tilla, ku qytetarë të ndryshëm marrin përsipër të transportojnë emigrantë të paligjshëm. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd