Transmetuar më 30-08-2020, 10:27

Vijojnë të digjen pyjet në pyllin e Drenies në Patos. Flakët janë aktive që prej ditës së djeshme, dhe deri më tani ka qenë e pamundur fikja e tyre.

Sipas shefit të MZSH Patos, Alket Halimi po punohet ne kushte tepër re vështira, madje ai e cilëson situatën të rënduar.

Zjarrfikësit janë në vështirësi për të punuar për shkak të tymit dhe terrenit të vështirë.

Për fat të keq zjarri raportohet se është përhapur edhe në zonën e Mallakastrës.

Deri me tani është djegur një sipërfaqe me më shumë se 100 hektarë pishe e butë.

Nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, për të cilin ka dyshime se ka qenë i qëllimshëm. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd