Transmetuar më 30-08-2020, 08:22

Vijon të jetë shqetësuese situata në pikën kufitare të Kapshticës, ku qytetarë të shumta kanë kaluar natën jashtë, në pritje për të shkuar në Greqi.

Rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm rinisi puna, por dogana aktualisht është bllokuar pasi u polotësua kuota prej 300 emigrantësh që kaluan.

Shumë qytetarë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar dhe presin kalimin në Greqi duke krijuar rradhë të gjata automjetesh.

Ndërkohë kanë kaluar vetëm ata persona që kanë qenë në pritje që prej ditës së djeshme.

Gjithashtu është vendosur dhe një kordon për bllokimin e qytetarëve. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd