Transmetuar më 29-08-2020, 21:15



Këngëtarja Aurela Gaçe është tepër aktive në rrjetet sociale ku ndan vazhdimisht momente nga jeta e saj private dhe ajo profesionale.
Mirëpo ndërkohë që vazhdimisht shohim postime gazmore me vajzat e saja, foto më bashkëshortin janë tepër të rralla.
Së fundmi, si rrallëherë Aurela ka pozuar krah bashkëshortit, Skerdit. Ajo ka ndarë foton më të ëmbël krah tij, e cila siç duket është shkrepur gjatë pushimeve.
“Po që shkojmë? Ptuj, ptuj! Shpirti shpirtit tim, dashuria ime, edhe pak 10 vjet bashkë”, ka shkruar këngëtarja krahas fotos.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





