Transmetuar më 29-08-2020, 14:49

Rigels Rajku, 33 vjeç, i njohur me emrin e tij të skenës Noizy, u bë i famshëm në Shqipëri me albumin e tij të parë në vitin 2009, direkt pas kthimit nga Anglia.

Gati një dekadë pasi shijoi suksese të mëdha, aq sa pushtoi mediat dhe u ftua të promovohej edhe nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, ndonëse kritikët thonë se muzika e llojit të tij nuk ka lidhje me artin, gjithsesi, ai i doli të bëhej i pasur dhe i famshëm. Tani këngëtari po eksploron për horizonte të reja.

Këngëtari ka nxjerrë dje një tjetër këngë të titulluar “Expensive Touch”, në bashkëpunim me artistët ndërkombëtarë Dappy dhe Ay Em.

Kënga duket se është edhe një kapitull i ri për Noizyn, pasi reperi ka lajmëruar se do të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar, aty ku nisi gjithçka.

Noizy kërkon sa më shumë mbështetje nga fansat, në mënyrë që të depërtojë në playlistat britanike.

“EXPENSIVE TOUCH OUT NOË. Link in my bio.. Ju dua t’i bëni sa më shumë replay kësaj kënge, pasi vetëm nga ju mund të shkojmë në Uk lists & Aëards. Në Uk nisi gjithçka dhe atje dua ta mbyll. Por para se ta mbyll, do ta shkatërrojmë vendin siç e kena zakon. Fansat ma të flakt në botë, koha tu kallxojme sa është ora. Share and support the movement. OTR 4 Lyf”, shkruan ai në “Instagram” krahas këngës.

Noizy e ka shprehur dhe më herët se pas suksesit në Shqipëri e Kosovë, tashmë kërkon suksesin ndërkombëtar.

Noizy lindi në Sukth të Durrësit dhe në moshën 11-vjeçare u zhvendos me familjen në Londër.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd