Transmetuar më 29-08-2020, 12:02

Adrola Dushi në fillim të këtij viti u përfol për herë të parë për një lidhje të re, pas divorcit. Mediat raportuan se politikani dhe biznesmeni Albin Gashi i kishte fituar zemrën bukuroshes shqiptare.

Adrola u tha se  ka lënë jetën e vështirë dhe plot sakrifica në SHBA, për t’u rehatuar pranë të dashurit të ri në Kosovë.

Kujtojmë që pak kohë më parë, e pyetur nëse është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova, modelja zgjodhi t’i përgjigjej në mënyrë diplomatike, duke thënë: “Po kontribuoj në bashkimin kombëtar mes Kosovës dhe Shqipërisë”.

Por duket se edhe kësaj historie i ka ardhur fundi.

Medit rozë raportojnë se çifti është ndarë prej pak kohësh. Pasi pushoi dhe festoi ditëlindjen në Shqipëri, Adrola është kthyer sërish në SHBA ku vijon me karrierën e saj si modele. Nga ana tjetër edhe Albini vijon me punët e tij në Prishtinë, duke hedhur pas krahëve këtë histori.

Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, të dy kanë larguar njëri-tjetrin nga ‘Instagrami’, duke konfirmuar kështu ndarjen e tyre.

Modelja, e cila la Amerikën për të nisur bashkëjetesën në Prishtinë me të dashurin, realizoi shumë video dhe foto nga festa e saj në bregdet, ku më shumë sesa ditëlindje, ishte “zyrtarizimi” i dashurisë me biznesmenin.

Por edhe në këtë festë, Albini nuk preferoi të shfaqej në asnjë foto. E pas 6 muajsh histori intensive duket se rrugët e Adrolës dhe Albinit janë ndarë. Ajo ka braktisur edhe njëherë Shqipërinë, për t’iu dedikuar karrierës që kanë SHBA. Madje brunia simpatike ka postuar edhe foto nga New York. Ndërkaq Albini vijon të mbetet një nga beqarët më të lakmuar jo vetëm në Kosovë, por edhe në Shqipëri.

Ardjola i ka dhënë edhe më parë fund martesës së saj.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd