Transmetuar më 29-08-2020, 09:45

Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Një 35 vjeçar nga Laçi është vënë në prangat e policisë, pas denoncimit.
Gjatë ushtrimit të dhunës 35 vjeçari me iniciale A. M., ka thyer edhe disa orendi shtëpiake në banesën e bashkëjetueses me iniciale Rr. I.
Pas ndalimit të tij, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.
Dhuna ndaj grave është bërë një fenomen shqetësues kohët e fundit në Shqipëri.
(Foto ilustrim)
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





