







Avokati grek egërson llogarinë ‘qesharake’ të Harry Maguire për përleshjen në lokalin Mykonos dhe shpërthen BBC për mos ‘shtypjen e tij’ mbi pretendimet se dy shqiptarë u përpoqën të "dilnin për përdhunim" motrën e tij Daisy
Avokati grek që drejtoi çështjen penale kundër Harry Maguire, kapiteni i Manchester United, ka hedhur poshtë pretendimet ‘qesharake’ prej tij lidhur me arrestimin.
Maguire pohoi në intervistën me BBC se kujtoi se shte duke u rrëmbyer nga policia ‘e rreme’ në Mykonos dhe u përpoq të ikte ‘nga frika për jetën e tij’, pasi ata e goditën në këmbë dhe i thanë se ai ‘nuk do të mund të luante sërish’.
Ishte intervista e tij e parë që kur atij iu dha një dënim me burg, me kusht prej 21 muaj, pas një sherri në ishullin grek, javën e kaluar.
Avokati i prokurorisë greke që po merret me çështjen, Ioannis Paradissis kritikoi rrëfimin e Maguire për ngjarjen.
Mbrojtësi me një vlerë prej 100 milion euro u kritikua se nuk guxoi as të kërkojë falje për ngjarjen.
Paradissis gjithashtu kritikoi BBC për mos hetimin e Maguire mbi pretendimet fillestare të bëra nga grupi i tij dhe ai vetë, se motrës, Daisy, i ishte injektuar "drogë me qëllim përdhunimin" nga dy burra shqiptarë.
Ai i tha MailOnline: Unë kam parë dhe lexuar atë që tha Maguire dhe është qesharake. Ai vetëm shton fyerje të mëtejshme të dëmit që u shkaktoi policëve që sulmoi dhe sistemit grek të drejtësisë në tërësi".
‘Maguire pretendon se kishte frikë se po rrëmbehej, por iku duke thërrur agjentin e tij, dhe la pas sherrit të fejuarën, vëllain, motrën dhe miqtë e fëmijërisë. Kjo ështa e vërteta që duhet pranuar, gjë që unë nuk do ta bëja, sepse nuk janë veprimet e një njeriu të nderuar".
‘Nëse do të isha i fejuari i tij, ose ndonjë nga të tjerët në grup, do të isha shumë i zemëruar me të, që i la pas dhe do të dëshiroja që ai të jepte shpjegime".
Më tej ai shtoi: Maguire pretendon se kur mikrobusi ndaloi, ai nuk e dinte se ishte jashtë një stacioni policie. Unë do t’i nxisja të gjithë njerëzit që të shikonin në stacionin policor të Mykonos. Ky vend dallohet mirë gjatë ditës ose natës".
"Ka shumë makina policie të parkuara jashtë tij gjatë natës, ka një tabelë që tregon se është një stacion policie dhe ka oficerë që vijnë brenda dhe jashtë ndërtesës. E vetmja mënyrë që nuk do të ishit në gjendje ta kuptonit nëse nuk do të ishte stacion policie, është vetëm nëse je shumë i dehur".
"Por qartë, ai nuk ishte aq i dehur, sepse sipas tij, ishte në gjendje të luftonte me një grup burrash që ai mendonte se ishin rrëmbyes dhe u përpiq të arratisej. Nëse ai do të kishte qartësinë e mendjes për ta bërë atë, atëherë padyshim, ai do të kishte qenë në gjendje të shihte që minibusi ishte jashtë një stacioni policie".
Miku i yllit të futbollit Ashden Morley pohoi gjatë gjyqit në Syros se kombësinë e burrave e përcaktuan sepse "ata kishin një natyrë shqiptare".
Avokati shtoi: Pse nuk e pyeti BBC më tej për këtë. Si e dinte Maguire dhe grupi i tij që këta burra ishin shqiptarë? A është kapiteni i Manchester United dhe ata ekspertë të kulturës dhe popullit shqiptar? Dhe a flasin shqip?"
Në intervistën e tij, Maguire nuk u referohet shqiptarëve, siç bëri shoku i tij në gjykatë dhe të tjerët në grupin e tij? Pse ndodhi kjo? Pse tani thonë se ishin thjesht dy burra dhe nuk i përmendin më shqiptarët? Pse gazetari nuk e pyeti më tej për këtë?", – tha avokati i prokurorisë greke.
"Thjesht më vjen keq, për Harry, – mbylli reagimin avokati i Prokurorisë greke për Maguire…
Mbrojtësi i Anglisë njoftoi të Mërkurën se ai po apelon vendimin e marrë kundër tij në një gjykatë në ishullin grek të Syros. Ai tani përballet me një rigjykim.
Maguire, i cili i kërkoi BBC të mbante sekret vendndodhjen e tij aktuale, u zotua të luftojë për të pastruar emrin e tij dhe deklaroi: Unë jam me të vërtetë i sigurt se e vërteta do të thuhet.
Duke folur për përplasjet e tij me policinë, ai tha se oficerë të veshur me rroba të thjeshta tërhoqën mikrobusin e grupit dhe e hodhën poshtë.
Ai pretendoi se u përpoq të ikte, sepse kishte frikë për jetën e tij dhe kujtoi se po e rrëmbenin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





