
Qeveria greke publikoi sot vendimin e ri për kufijtë me Shqipërinë. Zëvendësministri për Mbrojtjen e Qytetarit Nikos Hardalias tha se është vendosur që nga 29 gushti e deri më 11 shtator 2020 të ngelen në fuqi kushtet e derisotme.
Hardalias tha se do të lejohet lëvizja e qytetarëve në kufijtë tokësorë duke plotësuar dy kritere:
Vërtetim analize negative për Covid-19 dhe 7 ditë karantinë në hyrjen në Greqi.
Zyrtari grek tha se ende Shqipëria shënon shifra të larta infektimi.
Ditën e sotme për herë të parë që nga mesi i gushtit u shënua numri më i ulët prej 112 raste me koronavirus. Këtu përfshihen edhe testet në privat. /noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





