Transmetuar më 28-08-2020, 21:47

Pres disa ditësh në Jalë, LSI  ka mbledhur të rinjtë.

Anëtarët e LRI, ndonëse një kohë e vështirë prej pandemisë, veç mbledhjeve politike dhe sfidave që i pret për vitin që vjen, kanë zhvilluar aktivitete kulturore dhe sportive, si dhe janë argëtuar në “party”.

Aktivitetet sportive kanë pasur si risi këtë vit çmimet. Madje kanë pasur privilegjin që ato t’i ndajë Viron Bezhani, kreu i Komitetit Olimpik Shqiptar, gjithashtu pjesë e kryesisë së LSI.

Dita Olimpike e LSI në Jalë është mbyllur me çmime për fituesit, si dhe me një mbrëmje vallëzimi.

Viron Bazhani dhe Monika Kryemadhi bënë publike edhe një vallëzim mes tyre, çka tërhoqi vëmendjen e mbrëmjes.  Më pas nata u takoi të rinjve.

https://www.facebook.com/viron.bezhani.7/videos/1980939012039977/?t=0

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd