Transmetuar më 28-08-2020, 21:31

Cathy Smith, gruaja që i injektoi John Belushit, aktorit me origjinë shqiptare, kokainë dhe heroinë në Chateau Marmont, natën kur ai mori mbidozoi, vdiq në moshën 73 vjeç.

Smith vdiq në British Columbia, ku kishte jetuar e vetmuar për dekada.

Në Mars 1982, ajo i dha John Belushit sasinë e lëndës narotike që çoi në vdekjen e tij.

Mbi ngjarjen ajo kaloi 15 muaj në burg për vrasje të shkallës së dytë.

Smith ishte pjesë e një grupi rok and roll dhe këngëtare mbështetëse por gjithashtu furnizonte me drogë artistët e tjerë.

Smith i tha National Enquirer pas vdekjes së Belushit se ajo ishte ajo që i dha atij koktejin fatal të drogës.

Pas ngjarjes dhe burgut, gruaja  u bë sekretare ligjore dhe jetoi e qetë në British Columbia, Kanada, deri në vdekjen e saj. Mbetet e paqartë nëse ajo është martuar ndonjëherë, apo edhe nëse ka pasur fëmijë.

Smith u takua me Belushin kur ai ishte duke punuar në setin e Saturday Night Live më 1976,  kur edhe grupi Kanadez The Band ishin të ftuar në shfaqje.

Ajo u miqësua me të, kurse John Belushi ishte i varur nga droga në atë kohë.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd