Transmetuar më 28-08-2020, 20:03

I arrestuari më i fundit është një 36-vjeçar është nga Maqedonia e Veriut, banues në Sliema.

Ai bashkë me shqiptarin e arrestuar më herët janë të dyshuarit kryesorë, për vrasjen e dyfishtë në Sliema.

Viktor Dragomanski akuzohet si i përfshirë në vrasjen e Christian Pandolfino dhe Ivor Maciejoëski pak ditë më parë.

Dragomanski u akuzua për vrasjen e çiftit më 18 gusht, vjedhje, zhvatje, mbajtje të armëve dhe për një vepra të tjera penale.

I akuzuari, me shenja të kuqe në ballë, u mbështet mbi duart e tij në tavolinën përpara tij, ndërsa gjykata i bëri pyetjet fillestare.

I pyetur se cili ishte profesioni i tij, ai u përgjigj: “Unë nuk punoj”, duke deklaruar se është i pafajshëm.

Për vrasjen pasi policia arrestoi më herët shqiptarin Daniel Muka, 25 vjeç, i cili kishte qenë edhe në liri me kusht për shkak se ishte përfshirë në një pritje të dhunshme tre vjet më parë.

Policia tha se kishte siguruar pamjet e kamerave të sigurisë për tre persona nga nata e vrasjes.

/NOA.al