
Bie ndjeshëm numri i të prekurve me Covid, në vendin tonë, gjatë 24 orëve të fundit.
Kanë rezultuar pozitivë në 24 orët e fundit 112 persona.
Në dy ditët e kaluara numri i të infektuarve ka qenë mbi 150.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 801 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 112 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 173 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 18 në terapi intensive nga të cilët vetëm 8 pacientë janë të intubuar. Ju informojmë se në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 71 raste në Tiranë, 9 raste në Durrës, 5 raste në Elbasan, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Lezhë, Kavajë, 3 raste në Fier, 2 raste në Berat, nga 1 rast në Shkodër, Devoll, Has, Lushnje, Gjirokastër, Vorë.
COVID-19 – Statistika (28 Gusht 2020)
Testime totale 60418
Raste pozitive 9195
Raste të shëruara 4923
Raste Aktive 4001
Humbje jete 271 (Qarku Tiranë 128, Durrës 38, Shkodër 35, Elbasan 14, Fier 13, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2063
Durrës 527
Shkodër 282
Fier 149
Lezhë 187
Korçë 184
Vlorë 137
Kukës 136
Elbasan 161
Berat 80
Gjirokastër 41
Dibër 54
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





