
Një 33-vjeçar nga Korça është arrestuar nga policia si autori i të paktën 17 vjedhjeve në qytetin juglindor.
Erjon Berberi, u prangos në lagjen nr. 1, duke vjedhur në banesën e shtetasit V. T.
Policia thotë se janë dokumentuar edhe 16 vjedhje të tjera, ngjarje të ndodhura tre muajt e fundit në Korçë.
Ai ka grabitur piktura me vlerë, sasi lekësh, orendi e pajisje shtëpiake.
Konkretisht:
– Në lagjen nr. 3, është vjedhur banesa e shtetases V. M.
– Në lagjen nr. 10, është vjedhur banesa e shtetasit J. Ç.
– Në lagjen nr. 12, janë tentuar të vidhen 4 banesa; është vjedhur banesa e shtetasit M. K., dhe dyqani i shtetasit K. B.
– Në lagjen nr. 17, është vjedhur lokali i shtetasit A. Xh.
– Në lagjen nr. 18, është vjedhur lokali i shtetasit Sh. G., banesa e shtetasve L. G; Ll. P; dhe A. Ç; është tentuar të vidhet banesa e shtetasit Dh. G; dhe është vjedhur dyqani i shtetasit I. C.
– Në lagjen nr. 1, është tentuar të vidhet një objekt kulti.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan piktura me vlerë dhe sende të tjera të vjedhura.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Vjedhja, e kryer më shumë se një herë". /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





