Transmetuar më 28-08-2020, 10:19

Një zyrtar në Filipine dhe sekretarja e tij janë pushuar nga puna pasi bënë seks në zyrë.

Gabimisht Jezus Estil harroi kameran ndezur, dhe më pas kreu marrëdhënie në zyrën e tij.

Ai ishte duke biseduar me kolegët, por pa e ditur se ata po shihnin gjithçka ndodhte në zyrë.

Menjëherë pas publikimit të videos kanë reaguar dhe autoritetet, të cilët shkarkuan menjëherë nga detyra Estil dhe sekretaren e tij.

“Edhe pse zyrtari kërkoi falje, nuk është aq e lehtë. Të dy kanë qenë në zyrën e tyre kur është publikuar video. Ata tashmë janë pushuar nga detyra”, u shpreh Richard Geronimo, shefi i ankesave pranë departamentit lokal në Fatima Dos. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd