Transmetuar më 28-08-2020, 09:39

Një 46-vjeçar nga fshati Metaj i Fierit është arrestuar nga policia.

Ai ishte shpallur në kërkim pasi përndiqte një vajzë 28-vjeçare.

Ne pranga ka përfunduar shtetasi Flor Drizaku, 46 vjeç.

Policia thotë se ndalimi i tij u bë pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një vajzë 28-vjeçare.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Përndjekja". /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd