Transmetuar më 28-08-2020, 08:44

Dy persona të tjerë janë arrestuar për vrasjen e Florian Lamçes në Elbasan, ngjarje e ndodhur në 30 korrik të këtij viti.

Ata janë Mehmet Muça dhe Amadeus Lamçja, të akuzuar për veprat penale "Moskallëzim të krimit", "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës", dhe "Deklarim i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore".

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan,  për veprimet e mëtejshme.

Pak ditë më parë gjykata la në burg Sokol Sanxhaktarin dhe Adriano Hajdarin, të akuzuar për vrasjen e shokut të tyre Florian Lamçe.

Edhe pse kërkesa e tyre ishte për një masë më të lehtë sigurie, Apeli e ka refuzuar. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd