Transmetuar më 28-08-2020, 08:29

Ushqimi në orët e vona të mbrëmjes ndikon keq te gjumi, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për lëngjet.
Janë ekspertët e shëndetësisë ata që sugjerojnë se çaji dhe qumështi ndikon në cilësinë e mirë të gjumit.
Sipas Matthew Schmidt, një mjek në Gjeorgji, pas orës 19:00 duhet të konsumoni ushqime dhe pije të pasura në minerale, barëra terapeutike dhe aminoacide.
Ja çfarë këshillon ai: çaj kamomil që ndihmon në një gjumë të rehatshëm, çaj të zi që ndihmon në qetësimin e nervave.
Një gotë qumësht të ngrohtë, që njihet për prodhimin e melatoninës, lëng qershie që rrit nivelin e hormoneve. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





