Transmetuar më 27-08-2020, 22:45

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e mbrëmjes së të enjtes në zonën e Himarës, pranë spitalit të vjetër, ku për pasojë një person ka mbetur i plagosur.
Sipas të dhënave paraprake, një këmbësor është përplasur nga një makinë dhe për shkak të plagëve të marra është dërguar për të marrë trajtim më të specializuar në spitalin e Vlorës.
Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta ndërkohë që është shoqëruar në polici drejtuesi i mjetit për sqarimin e rrethanave.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





