Transmetuar më 27-08-2020, 21:40

Futbollisti francez, Paul Pogba, konfirmohet pozitiv me koronavirus.

Lajmin e ka dhënë Didier Deschamps, trajneri i Kombëtares franceze, i cili e ka përjashtuar nga skuadra.

Pozitiv me Covid-19, është konfirmuar edhe futbollisti tjetër i kombëtares franceze, Tanguy Ndombele.

Që të dy lojtarët luajnë në Premier Ligën angleze.

Lajmi konfirmohet para ndeshjeve që Franca do zhvillojë kundër Suedisë dhe Kroacisë.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd