Transmetuar më 27-08-2020, 21:22

Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur një sherr mes dy vajzave në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme të publikuara nga JOQ dy vajza rrihen me shkelma me njëra-tjetrën, madje kapen edhe për flokësh.

Në një moment njërës prej tyre i bie taka.

Fillimisht ato kanë ofenduar njëra-tjetrën dhe më pas janë rrahur.

“Hajde ma thuaj në sy po ta mbajti”, shprehet njëra. Ndërsa tjetra i përgjigjet: “K… je, copë e k…. je”

Në një moment ndërhyn edhe një djalë, i cili ndan vajzat. Më pas një prej tyre futet në një makinë luksoze.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd