






Pas problemeve me shëndetin mendor dhe gjyqit me të atin, Britney Spears, ia ka besuar tani pasurinë motrës së saj të vogël, Jamie Lynn.
Duke qenë se konsiderohet e papërgjeshme, asaj i duhet të gjejë një person për të kujdesur për të dhe pasurinë e saj.
Vendimi u mor pasi gjykata e Los Anxhelos zgjeroi konservatoritetin e këngëtares nga babai deri në shkurt të vitit 2021.
Sipas dokumenteve të gjyqit, të siguruara nga gazetat “The Los Angeles Times” dhe “The Blast”, Lynn paraqiti një dosje gjyqësore javën e kaluar, në të cilën deklaronte se ajo është tanimë e besuara e yllit të popit. Në dosje 29-vjeçarja kërkoi transferimin e pasurive të Spears në llogaritë e saj si kujdestare.
“L.A Times” raporton se kërkesa e Jamie është në pritje të aprovimit nga gjyqi. Në momentin që kërkesa aprovohet, Lynn bëhet përgjegjëse për shpërndarjen e pasurisë së motrës te djemtë e saj kur ajo të ndërrojë jetë.
“Jamie Lynn është shumë besnike dhe protektive ndaj Britney. Është personi perfekt për të ndërmarrë vendime financiare që nuk e dëmtojnë Spears, “ shton burimi.
Që nga viti 2008, pas incidentit ku goditi paparacët me çadër dhe qethi flokët e saj, Britney Spears kontrollohet nga babai i saj Jamie, sipas një marrëveshje konservativiteti.
Ajo ka pasur probleme të shumta mendore.
Edhe kolegët e tjerë si Paris Hilton u shprehën të habitur që ajo është vënë nën kujdestarinë e të atit, apo edhe faktit që i duhet një kujdestare.
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





