Transmetuar më 27-08-2020, 17:35

Humb jetën gjatë punës punëntori i zyrës së Drejtorisë së Gjelbërimit në Berat.
Shkëlqim Metkaj, 46-vjeç, raportohet se humbi jetën nga plagët e marra, pasi ra nga lartësia e pemës.
Ngjarja tragjike u rregjistrua pak çaste më parë.
Ai në momentin e aksidentit tragjik kishte hipur për të prerë një pemë, por ra nga lartësia, duke humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Ura e Goricës.
Policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes së rëndë.
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





