
Kanë ndërruar jetë 3 pacientë tek Infektivi gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri.
Shkon në 266 numri total i viktimave si pasojë e Covid-19
Gjatë 24 orëve të fundit rezultuan pozitivë 156 persona.
Në Shqipëri 24 orët e kaluara u regjistruan edhe 156 të infektuar të rinj me virusin Sars-Cov2, njoftoi para pak çastesh ministria e Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbi situatën epidemiologjike në vend tha se sot është dita me numrin më të lartë të të shëruarve, duke kapërcyer edhe numrin e rasteve të reja ditore.
158 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19, ndërsa 156 qytetarë rezultojnë të prekur nga virusi SARS COV2 në 24 orët e fundit.
Në të gjithe vendin janë kryer 865 testime.
Rastet e konfirmuar pozitivë me COVID-19, i përkasin kësaj shpërndarje gjeografike në vend: 101 raste në Tiranë, 12 raste në Durrës, 5 raste në Librazhd, nga 4 raste në Fier, Korçë, Berat, 3 raste në Elbasan, Tropojë, Kamëz, nga 2 raste në Krujë, Kukës, Ura Vajgurore, Peqin, Gramsh, nga 1 rast në Shkodër, Lushnje, Mirditë, Dibër, Bulqizë, Himare, Kuçovë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 168 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 14 në terapi intensive nga të cilët vetëm 7 pacientë janë të intubuar.
Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 42 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 56 vjeçar, një 65 vjeçare nga Tirana dhe një 79 vjeçare nga Kuçova me sëmundje bashkëshoqëruese, i shprehim ngushëllimet familjarëve.
COVID-19 – Statistika (27 Gusht 2020)
Testime totale 59617 Raste pozitive 9083 Raste të shëruara 4791 Raste Aktive 4026 Humbje jete 266 (Qarku Tiranë 126, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13, Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 2)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2076 Durrës 521 Shkodër 285 Fier 154 Lezhë 183 Korçë 194 Vlorë 138 Kukës 140 Elbasan 161 Berat 80 Gjirokastër 40 Dibër 54
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





