Transmetuar më 27-08-2020, 14:51

Rita Ora, këngëtarja shqiptare me famë botërore, është shprehur e shqetësuar mbi situatën më të fundit të pandemisë në Kosovë.

Ajo ka ndarë një mesazh sensibilizues, edhe si ambasadoret e UNICEF, duke u bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të mbajnë maskë, si të ruajnë distancën fizike.

Rita thotë se vetëm kështu mund të jemi më mirë dhe premton se pas pandemisë do të rikthehet në Kosovë, për koncertin e radhës.

“Jam shumë e shqetësuar që shumë njerëz në Kosovë janë infektuar me COVID-19", tha ajo.

"Ju lutem mbroni veten dhe të dashurit tuaj, vendosni maskën, ruani distancat dhe kujdesuni për higjienën personale".

"Unë e vendos maskën time sa herë dal jashtë, në mënyrë që të vij sërish në Kosovë dhe të festoj me ju përfundimin e këtij virusi".

"Ndriçoni me dritën tuaj! Vendosni maskën! Ju dua”, – u shpreh këngëtarja në vidomesazhin sensibilizues, mbështetur nga UNICEF.

/NOA.al