Transmetuar më 27-08-2020, 13:25

Partia Demokratike e Shqipërisë ka mbyllur fazën e parë të përzgjedhjes së kandidatëve.

Përmes një njoftimi selia blu tha se fushata elektorale e PD-së mbyll fazën e parë me 946 kandidatë të përzgjedhur.

PD shtoi se "ata që plotësojnë kriteret dhe nuk janë në listë, pjesë e qeverisjes nesër".

Në listën e parë vihen re kandidatë të rinj, nën moshën 35-vjeç, si dhe një numër i konsiderueshëm femrash.

PD ngriti një Komision të Pasaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve.

Baza e çdo dege në rrethe bëri propozimet e kandidatëve, disa prej të cilëve janë skualifikuar në fazën e parë. Në fazën e dytë mes 946 kandidatëve do të bëhet përzgjedhja e 140 kandidatëve që do të konkurojnë për deputetë, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd