Transmetuar më 27-08-2020, 11:28

Orges Bilbili, një nga të akuzuarit kryesorë të masakrës së Lushnjës në vitin 2017, do vijojë të qëndrojë në burg.
Vendimi u mor nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila ka rrëzuar kërkesën e tij për ndryshimin e masës së sigurisë.
Ai, bashkë me me Laert Haxhiun, janë akuzuar nga drejtësia si autorë të vrasjes së Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit.
Bilbili u arrestua pak muaj më parë në Tiranë, kohë në të cilën u përplas edhe me policinë.
Po ashtu, Bilbili ka arritur t’u shpëtojë 14 operacioneve policore që janë ndërmarrë për arrestimin e tij.
Në vitin 2017, shënjestra e tij ishte nipi i Aldo Bares. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





