Transmetuar më 27-08-2020, 09:26

Një 37-vjeçar nga Libofsha e Fierit është arrestuar nga policia pasi dhunoi të atin.
Sipas burimeve zyrtare, i akuzuari Orjald Tushi, e goditi babain me sende të forta në banesë.
Për pasojë, 63-vjeçari V.T mori plagë të rënda dhe u dërgua në spital.
Gjatë kontrollit personal, autorit iu gjetë dhe një armë e ftohtë, thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje" dhe "Mbajtja pa leje e armëve të ftohta". /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





