




Policia goditi një grup kriminal i përfshirë në kultivimin e kanabisit në shkallë të gjerë. Ata u dyshuan pasi paratë po i investonin në hidrocentrale apo prona në të gjithë qytetin.
Policia australiane pretendon se ata janë të përfshirë në kultivimin e kanabisit në shkallë të gjerë, në perëndim të Sidneit
Detektivët bastisën një pronë në "Kemps Creek" të martën dhe gjetën 31 sera, katër prej të cilave përmbanin pajisje për kultivimin e kanabisit.
Në katër serat, hetuesit gjetën 4,297 bimë kanabis.
Oficerët e Strike Force Riche bastisën të martën një pronë në Kemps Creek, Sidnej.
Policia sekuestroi 4,297 bimë kanabis me vlerën, nëse do të shitej në rrugë, prej 12,89 milion dollarësh.
U arrestuan katër persona të moshës 19, 23, 26 dhe 41 vjeç.
Të arrestuarit akuzohen për kultivimin e bimës së ndaluar.
/NOA.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





