Transmetuar më 26-08-2020, 16:28

Fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen; një 55 vjeçare nga Tirana, një 62 vjeçar nga Lezha, një 63 vjeçar nga Librazhdi, një 85 vjeçar nga Elbasani, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Gjatë 24 orëve të fundit tonë janë kryer 878 testime. 102 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4633 që nga fillimi i epidemisë. Nga totali i testimeve, 168 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 76 raste në Tiranë, 15 raste në Lezhë, 13 raste në Krujë, 7 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, 5 raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Lushnje, 4 raste në Fier, Elbasan, Berat, Gjirokastër, 2 raste në Vlorë, Kamëz, Selenicë, Klos dhe nga 1 rast në Devoll, Mirditë, Librazhd, Mat, Pogradec, Malësi e Madhe, Kolonjë.

COVID-19 – Statistika (26 Gusht 2020) Testime totale 58752 Raste pozitive 8927 Raste të shëruara 4633 Raste Aktive 4031 Humbje jete 263 (Qarku Tiranë 124, Durrës 37, Shkodër 35, Elbasan 13, Fier 12, Korçë 12, Lezhë 10, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 2037 Durrës 518 Shkodër 298 Fier 173 Lezhë 190 Korçë 201 Vlorë 143 Kukës 139 Elbasan 149 Berat 80 Gjirokastër 50 Dibër 53.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton se, nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar, të kontaktoni menjëherë mjekun e familjes ose të telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127. Ministria e Shëndetësisë ka vënë në dispozicion të qytetarëve linjën e gjelbër 0800 40 40 për të kontaktuar për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

/NOA.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd